image Bie bora e parë në Prishtinë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

55.135

Të shëruar

48.572

Të vdekur

1.399

Bie bora e parë në Prishtinë

news image

Sonte në Prishtinë ka filluar të bie borë, e cila është “bora e parë” për këtë vit dhe e cila u shoqërua me rënien e temperaturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç Prishtinës, reshje bore sonte pati edhe në Brezovicë dhe në Ferizaj.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Ky institut parasheh se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë deri ditën e premte.

“Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë (30.11.2020). Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në fushat termike, sipas meteorologëve, pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezente, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin