Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në letrën që e ka dërguar presidenca, theksohet se populli amerikan i bashkohet urimeve të Bidenit për të gjithë kosovarët.
“Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, theksohet në letër.
Bideni, në letër thekson se mezi pret të bashkëpunojë me Qeverinë e re, siç thuhet në letër, “për ta çuar Kosovën përpara në rrugën evropiane”.
Gjithashtu në letër përmendet edhe dialogu me Serbinë, derisa theksohet se duhet bërë punë në njohjen reciproke mes dyja vendeve. /Gazeta Sinjali/