Kandadi për president nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, para mediave tha se Trumpi ka përgjegjësi për koronavirusin.
Biden tha se puna e Trumpit nuk është të gënjejë për koronavirusin, por të merret më të.
“Ai ende nuk i ka kapur faktet për gjendjen kritike në të cilën jemi, që të rregullojmë ekonominë ne duhet ta kemi nën kontroll koronavirusin. Ai është si fëmijë, që nuk mund ta besojë që kjo është duke i ndodhur atij, por pandemia nuk është duke i ndodhur vetëm atij, është duke na ndodhur të gjithëve dhe puna e tij është të bëjë diçka për këtë, të udhëheqë”, ka thënë Biden para mediave./ Gazeta Sinjali/