Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar letër nga presidenti, Joe Biden, për rizgjedhjen në postin e të parit në shtetin serb.
Biden i ka shkruar Vuçiqit se zgjedhjet tashmë kanë kaluar dhe e inkurajon atë që të bëjë hapa drejt promovimit të paqes e stabilitetit në rajon.
“Këtu përfshihen ndërmarrja e hapave proaktivë, përfshire kompromisin kur kjo kërkohet më qellim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar presidenti amerikan në këtë letër urim.
Biden po ashtu shkruan për raportet Beograd-Washington, derisa e përgëzon Serbinë për votimin në OKB të rezolutës që dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën.