Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rikthyer sërish në punën e tij, pas një pauze të shkurtër që pati për shkaqe shëndetësore.
Sekretaria për media në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, në një intervistë për media ka deklaruar se Biden e kishte telefonuar zëvendëspresidenten Kamala Harris se ishte mirë me shëndetin dhe mund t’i kthehej punës.
Harris ishte presidente e shtetit për pak minuta pasi Biden ia kishte deleguar detyrën për shkak se nuk ndjehej mirë, raportojnë mediat e huaja.
Biden do të qëndroj në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed derisa të përfundon të gjithë trajtimin./GazetaSinjali/