image Biden drejt Gjermanisë e Spanjës, kërkon forcim të idesë kundër luftës

Botë

Biden drejt Gjermanisë e Spanjës, kërkon forcim të idesë kundër luftës

news image

Presidenti Joe Biden do të takohet me aleatët në Gjermani dhe Spanjë në fund të qershorit, ndërsa ai përpiqet të mbajë së bashku koalicionin e brishtë që kundërshton pushtimin rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të mërkurën se Biden do të udhëtojë në Gjermaninë jugore më 25 qershor për të marrë pjesë në samitin e G7-ës ku marrin pjesë liderët e vendeve të mëdha të industrializuara të botës.

Pas takimit në Gjermani, presidenti Biden do të shkojë në Madrid më 28 qershor për të marrë pjesë në një mbledhje të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimet po mbahen në katër mujorin e pushtimit rus të Ukrainës, dhe ndërsa Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj po u kërkohet të dërgojnë armë me rreze më të gjatë dhe më të avancuar në Ukrainë.

Anëtarët e G-7 janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Udhëheqësit do të diskutojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndryshimet klimatike, sigurinë globale të shëndetit dhe krizën e ushqimit dhe energjisë të përkeqësuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, ka thënë në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

/GazetaSinjali/