Artistët e njohur amerikan, Beyonce dhe Jay Z kanë nisur një ditë më parë pushimet së bashku me binjakët e tyre, Rumin dhe Sir.
Ata kanë udhëtuar drejt vendlindjes së Jay Z në New York dhe më pas kanë shkuar në plazhin e Hamptons, transmeton Sinjali.
Të dy artistët janë parë të kujdesen maksimalisht për të vegjëlit e tyre, duke i mbajtur ata nën strehë për t’i ruajtur nga dielli.
Binjakët ishin veshur me rrobabanje të njëjta dhe dukeshin shumë të lumtur teksa luanin.
Kjo është ndër daljet e rralla publike të Beyonce dhe Jay Z me fëmijët e tyre, pasi hera e fundit që i keni parë binjakët ka qenë në fillim të vitit 2019 kur Beyonce i shfaqi ata në një video montazh./Sinjali/