image Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

Politikë

Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

news image

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot kanë dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Kështu ka bërë të ditur nga Zyra e Presidentes së Kosovës përmes një njoftimi për media.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme./Gazeta Sinjali/