image Beteja e studentëve me Policinë në Hong Kong, përdoren bomba molotovi dhe shigjeta

Kinë/ Beteja e studentëve me Policinë në Hong Kong, përdoren bomba molotovi dhe shigjeta

news image

Ambjentet e një universiteti në Hong Kong janë kthyer në një “fushëbetejë” mbrëmjen e së martës për shkak të protestave. Studentët u përleshën me forcat e policisë me bomba molotov, shigjeta dhe sende të tjera të forta.

Pasi policia hyri brenda rrethimit të shkollës, protestuesit vendosën blloqe betoni e formuan barrikada njerëzish për të ndaluar mësymjen.

Shumë prej studentëve godisnin me shigjeta ndërsa policia lëshonte gaz lotsjellës, por kanë përdorur dhe armë me plumba gome.

Sipas BBC disa grupe protestuesish qëndronin në prapavijë dhe përgatisnin bombat molotov. Gjendja është acaruar shumë pasi policia plagosi me armë zjarri një 21-vjeçar.