Ish-ministri i Financave dhe Transfereve nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Bislimi beson fuqishëm se në zgjedhjet e ardhshme VV do t’i ketë 55 deputetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo do të ndodhë sipas Bislimit për shkak të politikave të këqija të LDK-së.
Ai po ashtu tha se dhe nëse LDK bojkoton zgjedhjen e presidentit, Vetëvendosje i ka 61 deputetë.
“LDK për shkak të politikave të këqija ka bërë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme të ketë 55 deputetë dhe nëse bojkoton zgjedhjen e presidentit, VV i ka 61 deputetë”, ka thënë Besnik Bislimi në TV Dukagjini.