image Besnik Bislimi përgënjeshtrohet nga zv/sekretari i Këshillit të Evropës: S'thashë ashtu

Kosovë

Besnik Bislimi përgënjeshtrohet nga zv/sekretari i Këshillit të Evropës: S’thashë ashtu

news image

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar në Strasburg zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bislimi ka thënë se Berge mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në KiE, deklaratë e cila u përgënjeshtrua nga ky i fundit, raporton Gazeta Sinjali.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Berge gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të vlerësuar, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar zëvendëskryeministri kosovar.

Në një ‘retweet’, Berge ka deklaruar se kjo nuk është saktësisht ajo se çfarë ka thënë ai në në lidhje me një aplikim të mundshëm në KiE gjatë takimit me Bislimin.

 “Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në KE”, ka shkruar zëvendëssekretari i KE.

/GazetaSinjali/