image Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin

Shqipëri

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin

news image

Dita e Ujit të Bekuar është festuar sot në Shqipëri nga besimtarët ortodoksë. Dhjetëra të rinj në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në lumenj, dete apo shatërvane.

Në procesionet e organizuara nga kishat ortodokse, fillimisht kryhet mesha dhe me pas vargu i besimtarëve drejtohet tek vendi ku hidhet kryqi ne ujë.

Të rinjtë e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Korçës dhe qyteteve të tjerë në Shqipëri, kanë sfiduar temperaturat e ulëta për t’u bërë pjesë e Epifanisë, në një ritual ku shpallet fitues ai që nxjerr kryqin nga uji dhe e dorëzon atë tek metropoliti, për të marrë bekimin e këtij të fundit.

Ky rit fetar i besimit ortodoks është shënuar si dita e Shën Trinisë, kur Krishti u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Sipas këtij besimi, sot të gjitha ujërat që rrjedhin janë të bekuar nga Zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për një vit në shtëpi si ujë të bekuar deri ne vitin pasardhës.

/GazetaSinjali/