image Petkoviq për autobusët serbë që u ndaluan në kufi: Kosova po vazhdon provokimet ndërsa afrohet vazhdimi i dialogut - Sinjali

Petkoviq për autobusët serbë që u ndaluan në kufi: Kosova po vazhdon provokimet ndërsa afrohet vazhdimi i dialogut

news image

Në vendkalimin Jarinje, Policia e Kosovës nuk ka lejuar që dy autobusë serbë me më shumë se 80 persona të kalojnë kufirin për disa orë, tha këtë mëngjes drejtori i të ashtuquajturës Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ai tha në TV Pink se në autobusin e parë ishte një grup besimtarësh që shkuan për homazhe dhe për të vizituar “vendet e shenjta serbe në zonën e Kosovës”, ndërsa në autobusin e dytë, sipas tij, kishte alpinistë që u drejtuan për në Malin e Sharrit.

Petkoviq vuri në dukje se ndalimi i hyrjes është në kundërshtim me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, duke kujtuar se edhe dy ditë më parë, Policia e Kosovës mbajti një grup tjetër besimtarësh në atë vendkalim për më shumë se pesë orë.

Të premten, ministrja i Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisiq Tepavçeviq, gjithashtu u ndalua të hyjë në Kosovë, e cila planifikoi të mbajë një provim në Mitrovicën e Veriut me studentë të vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë së Fakultetit të Mjekësisë.

“Këto incidente dhe provokime që vijnë nga Prishtina vazhdojnë dhe ne shohim që incidentet po intensifikohen ndërsa afrohet vazhdimi i dialogut” tha Petkoviq./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin