image Festë në pandemi, si kremtohet Krishtlindja nëpër botë (FOTO)

Kuriozitete

Festë në pandemi, si kremtohet Krishtlindja nëpër botë (FOTO)

news image

Në të gjithë botën besimtarët e krishterë këtë të shtunë kremtojnë festën e krishtlindjeve, një nga ditët më të shenjta në kalendarin e besimit të krishterë.

Për të dytin vit radhazi, besimtarët duhet që të respektojnë masat anti-Covid, për shkak të përhapjes në masë të infeksionit sidomos të variantit të ri Omicron.

Megjithatë dëshira për të festuar ka grupuar dhe njerëz në turma të vogla.

Përmes disa fotove nga vende të ndryshme shihet dhe se si është të festosh Krishtlindje në pandemi në të gjithë botën.

Për shkak të masave kufizuese në Vatikan,  Papa Françesku kryesoi meshën më herët se zakonisht.

Festa në Tajvan;

Shumë turistë dhe vendas të preferuar në këtë periudhë festash kanë dekorin e bërë në këtë urë.

Krishtlindjet në Kenia;

Në kuadër të festës së Krishtlindjeve, murgeshat mbajtën lutjet në një shërbim solemn në kishë në Nairobi, Kenia

Festë në Pakistan:

Në Pakistan familjet me fëmijë të vegjël kanë ndjekur një meshë në Kishën e Shën Andrew në Karaçi.

Adhuruesit e besimit të krishterë ndezën qirinj në Stamboll, Turqi.

Në qytetin palestinez të Betlehemit, vendlindja biblike e Jezusit, u mbajt një meshë e mesnatës në Kishën e Lindjes.

Festime në Irbil, kryeqyteti i rajonit autonom kurd në Irakun verior.

Në kuadër të festimeve të Krishtlindjeve, një skulpturë gjigante me rërë e Santa Claus është realizuar në plazhin e Gjirit të Bengalit në shtetin lindor Odisha të Indisë.

Në Brazil, zhytësit e veshur si Elf, Santa Claus dhe Zonja Claus përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro.

Ndërkohë, një rinoceront shijoi ëmbëlsirat e Krishtlindjeve në Parkun Orana Wildlife në periferi të Christchurch, Zelanda e Re.

Në prag të festave, një pub në Londër të Britanisë së Madhe dukej si një lodër gjigante e Krishtlindjeve./GazetaSinjali/