image Arrin në Haxh grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova - FOTO

Sociale

Arrin në Haxh grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova – FOTO

news image

Besimtarët myslimanë ditën e sotme janë nisur drejt vendeve të shenjta, për ta kryer kushtin e pestë të Islamit që është shkuarja në Haxh.

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt Haxhit, kanë arritur në aeroportin e Xhides, derisa u pritën nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e besimtarëve këtë vit.

“Sonte në mbrëmje parashihet që të niset për në Mekë edhe grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova”, thuhet ndër tjera në postimin e tyre.

“Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhides. Ata u pritën nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët më pas, në mënyrë të organizuar i dërguan në hotel në Mekë. Përfaqësuesit e Drejtorisë së Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e besimtarëve që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, dhe se sonte në mbrëmje parashihet që të niset për në Mekë edhe grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova”, shkruhet gjithashtu në postimin e tyre në Facebook.

Kujtojmë se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin kanë udhëtuar 1597 besimtarë.

https://www.facebook.com/birk2015/posts/pfbid01CRFikZG911Emgbdmb456bstF7V128PfksWiALovGPaJUZooUth9B4gcgDmwDCkml?cft[0]=AZUUtigaTK5YsamsB_0Ub0Ka1rzk2c5-kCdAXOa48dhIJqq2bYIv5Dl144QazqdnUwoshEnrQ9OhHiW6R8yLR229OlzYb6tDI3OWq1QlnYNIArjw9Qq0Xn8APmqLN9KlNQUUcTYsZ2KZ3wwz9-3iDJ1R&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/