image Presidentja Osmani uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve

Sociale

Presidentja Osmani uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.

Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia“, është shkruar në urimin e presidentes.

Osmani thotë se Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.

Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës“, ka thënë presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/