Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka thënë se nëpër hotele ku janë dërguar fëmijë të prekur nga tërmeti, ka filluar themlimi i disa shkollave të përkohshme deri në një zgjidhje tjetër.
Shahini njoftoi se më 9 dhjetor do të rifillojë mësimi në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës dhe Kurbinit. Ndërsa në Lezhë, Mirditë dhe Rrogozhinë, mësimi do të rifillojë nesër. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se godinat nuk përbëjnë rrezik për fëmijët. Shahini theksoi se në kryeqytet e vetmja shkollë që do të shembet, do të jetë ajo në Pezë.
“Dita e Rinisë 8 Dhjetor, nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur“, komunikoi Shahini. /Gazeta Sinjali/