Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë këngën e radhës, xhirimet e vidoklipit të së cilës tashmë kanë përfunduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga e titulluar “Cest la vie”, pritet të publikohet së shpejti, ka bërë të ditur artistja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke postuar një fotografi nga paraqitja e saj dhe e një vajze të vogël në videoklip.
“Përfunduam xhirimet e ‘C’est la vie’-, ku një pjesë e ndava me co-star time engjëllore @edelinaosman që pavarësisht se desha ta mbaja vazhdimisht përqafuar, ishte një nga njerëzit më profesionistë që kam ndarë ndonjëherë sheshxhirimin. ‘C’est la vie’ është një këngë dhe mesazh që e kam krijuar me shumë dashuri”, ka shkruar këngëtarja./Gazeta Sinjali/