Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se serbët në Kosovë kanë treguar durim dhe tolerancë gjatë dekadës së kaluar, sipas saj, ata duan paqe dhe besojnë në sundimin e ligjit.
Pas zhvillimeve të fundit ku serbët janë tërhequr nga pozitat në institucionet kosovare, Bërnabiq ka thënë se Qeveria e Serbisë mbetet e vendosur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe qëndron pranë popullit serb në Kosovë.
Në një deklaratë për media, ajo ka pohuar se serbët me vendimin e tyre janë duke mbrojtur të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjen e Brukselit.