image Bërnabiq: Situata në veri e sëmuri Vuçiqin, po ka shumë stres

Politikë

Bërnabiq: Situata në veri e sëmuri Vuçiqin, po ka shumë stres

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një intervistë në TV Happy mëngjesin e së mërkurës tha se për shkak të tensionit dhe stresit të madh që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, është sëmurë dhe i është dobësuar imuniteti.

“Folëm gjatë mbrëmë, deri vonë. Fatkeqësisht, ai s’po pushon. Do të doja të pushonte. Ai është nën tension të tmerrshëm për krejt çfarë po ndodh në Kosovë”, shpjegoi Bërnabiq.

Ndërsa tha edhe se “Nuk besoj as që ka fjetur mbrëmë, është ftohur. Sistemi i tij imunitar i është dobësuar nga të gjitha përpjekjet dhe nga stresi i madh”.

Ajo shtoi se presidenti serb vazhdoi punën dhe se ai ka një takim sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e autostradës Nish – Merdare -Prishtinë – Durrës të enjten./Gazeta Sinjali/