image Bërnabiq për marrëveshjen në Washington: Delegacioni i Prishtinës ishte nën presion

Politikë

Bërnabiq për marrëveshjen në Washington: Delegacioni i Prishtinës ishte nën presion

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA janë historike dhe shtoi se momentalisht domethënia e tyre nuk mund “të kuptohet plotësisht”.

Bërnabiq po ashtu tha se marrëveshja ishte e mirë për të dyja palët, sipas saj një “fitore për Beogradin dhe Prishtinën”, megjithëse, ajo shtoi se delegacioni i Prishtinës ishte nën presion për të nënshkruar.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi nënshkruar një marrëveshje normalizimi me Prishtinën, e cila është e garantuar nga Shtetet e Bashkuara”, tha ajo për televizionin serb “TV Prva”.

Kryeministrja serbe shtoi se “pika 10”, e cila pretendohet se parashikonte njohje të ndërsjellë, ishte një “surprizë” dhe tregoi se Vuçiq iu tha qartë bashkëbiseduesve të tij në Shtëpinë e Bardhë që për delegacionin serb përbënte një “vijë të kuqe”.

Ajo vlerësoi se marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës do të sjellë më shumë punë, paga më të mira dhe se marrëveshja është “një mënyrë krijuese për të parë të ardhmen pa njohur të ashtuquajturën Republikë të Kosovës”.

/GazetaSinjali/