Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Bërnabiq u shpreh se Serbia nuk do të dëshironte që kjo të përfshihej në marrëveshjen e Washingtonit por që kishin presion nga SHBA-ja për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
“Ne nuk donim që kjo të përfshihej në marrëveshjen e Uashingtonit. Është e qartë se presioni nga Shtetet e Bashkuara ishte shumë më i fortë. Ne do të shohim se si do të sillen vendet e tjera, veçanërisht myslimanët”, tha kryeministrja serbe për b92.A, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, ajo tregon se nuk ka asnjë kusht nga Evropa për të zgjidhur çështjen e Kosovës gjatë vitit 2021.
“Unë mendoj se zgjidhja e çështjes nuk është e kufizuar në kohë, por sigurisht se Evropa pret ndonjë marrëveshje mbi normalizimin përpara se të bashkohet me BE-në. Evropa nuk dëshiron të importojë probleme”, tha ajo./Gazeta Sinjali/