image Bërnabiq tregon veprimin e Serbisë pasi Albin Kurti ta heq taksën

Politikë

Samiti/ Bërnabiq tregon veprimin e Serbisë pasi Albin Kurti ta heq taksën

news image

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë në samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër se Prishtina duhet ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Bërnabiq i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta shqyrtojë heqjen e taksës për mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovë.

“Fatkeqësisht, ne kemi tarifa 100 për qind të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnja dhe Hercegovina. Shpresoj që Albin Kurti do ta shqyrtojë përsëri, sepse duhet të mendojmë se si të lehtësojmë tregtinë midis nesh dhe si të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi.”, tha ajo në panelin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje, Bërnabiq tha se Serbia ka potencial të madh dhe se është e dobishme që të udhëheqin ekonomitë në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial, i cili siguron kushte specifike.

“Ne duhet të kthehemi në mënyrën pragmatike të të menduarit për atë që duhet të bëjmë për të përmirësuar cilësinë e jetës – është një mundësi për të gjithë ne”, tha ajo.

Në Londër po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për këtë rajon.

Kryeministri Kurti po merr pjesë për herë të parë në këtë Samit./GazetaSinjali/