image Bërnabiq e falënderon ambasadoren e Izraelit për mosnjohje të Kosovës

Rajon

Bërnabiq e falënderon ambasadoren e Izraelit për mosnjohje të Kosovës

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Serbi, Alona Fisher-Kamm.

Kryeministrja serbe ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Izraelit.

“Kryeministrja ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës të shpallur njëanshëm dhe për përkrahjen për zgjidhje paqësore të kësaj çështje shumë të rëndësishme”, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë./ Gazeta Sinjali/