Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq tha të enjten se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve është “një sinjal pozitiv i stabilitetit për të gjithë rajonin”.
“Ne duhet të vazhdojmë të udhëheqim me shembull dhe ta vendosim paqen përpara politikës”, shkroi Bërnabiq në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
Ajo falënderoi gjithashtu presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq “që ka qenë gjithmonë një burrë shteti dhe që ka qenë kaq i përkushtuar për të na udhëhequr të gjithëve në rrugën drejt paqes”.