Dy orë përpara ”Foltores” në Shkodër Sali Berisha komentoi marrëveshjen e arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ndërsa i dërgoi një mesazh presidentit Vuçiq.
Ai tha se “Me ketë rast përshëndes firmosjen e marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe ndërmjetësuesit e saj. Unë gjithashtu përshëndes dhe njëherë qëndrimin e drejt të autoriteteve të Kosovës dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e këtij problemi“.
Tutje Berisha është shprehur se “Ishin pikërisht këta dy faktor që inkurajuan presidentin e Serbomadhise ish-Geobelsin e Millosheviqit njeriun që nuk njeh gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe gjenocidin serb ndaj boshnjakëve ti bëj karshillek Nato-s.
Ky aventurier luftënxitës e Beogradit riktheu hijet luftës, vringëllimin e armeve dhe dislokoj forcat ushtarake në kufijtë e Kosovës duke dëshmuar se ai sot është pa aq i rrezikshëm për paqen në rajon sa ç’ishte padroni i tij Sllobodan Millosheviq në vitin 1990.
Me ketë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimet konflikuale dhe luftënxitëse të serbomadhit Vuçiq paralajmëroj atë të mos luaj me paqen në rajon, mos luaj me shqiptarët duke u mbështetur tek ruset dhe në marrëveshjet e fshehta dhe të hapëta me argatët e tij Zografi Bis-Zaev në Tiranë dhe Shkup, se do të duket lule fati i idhullit të tij Slobodan Millosheviq” shprehet Berisha“. /GazetaSinjali/