Një ditë pas arrestimit të dy gazetarëve, me arsyetimin se të njëjtit kanë publikuar lajme të rreme me qëllim nxitjen e panikut dhe pasigurisë te qytetarët, ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Berisha këtë veprim të policisë shqiptare e ka konsideruar si terror mbi median dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar.
“Ndal terrrorit mbi mediat!…Dënoj me ashpërsinë më tëmadhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura nga kreu i meduzës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar si dhe ju bëj thirrje mediave të raportojnë me guxim dhe objektivitet të gjitha aspektet e situatës dramatike të të dëmtuarve nga tërmeti i datës 26 nëntor”, ka shkruar ndër të tjera ish-kryeministri shqiptar.
Kujtojmë që Qeveria e Shqipërisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas goditjes nga tërmetit më 26 nëntor, si pasojë e të cilit vdiqën 49 persona dhe u lënduan mbi 900 të tjerë./Gazeta Sinjali/