image Berisha: Policia e Kosovës janë brumi i UÇK-së, Qeveria s'ka merita për suksesin në Banjskë

Politikë

Berisha: Policia e Kosovës janë brumi i UÇK-së, Qeveria s’ka merita për suksesin në Banjskë

news image

Deputeti i AAK-së njëherit kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka thënë se për suksesin kundër sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duhet të falenderohet vetëm Policia e Kosovës dhe jo Qeveria.

Ai PK-në e quajti si “brumin e UÇK-së”, teksa ftoi Qeverinë e Kosovës t’ia plotësojë të gjitha kushtet për veprim.

“[Për këtë sukses] duhet ta falënderojmë brumin e UÇK-së, duhet ta falënderojmë ushtarin e UÇK-së që sot është në uniformën e Policisë së Kosovës, ka atdhedashuri, ka përkushtim, ka disiplinë dhe kur flemë ne ai është zgjuar duke e ruajtë vendin, edhe duke luftu kur ka nevojë, por edhe duke e dhënë jetën si Afrim Bunjaku për lirinë e qytetarëve të Kosovës pa dallim, edhe për sigurinë tonë”

“Për çka me falënderu Qeverinë e Kosovës? Ajo ish kanë mirë me ia plotësu kushtet. Le t’i lë pallavrat. Nëse ky operacion ka qenë i suksesshëm, e ka bë Policia e Kosovës që është trajtuar prej Amerikës”, u shpreh Beka në T7.

/GazetaSinjali/