Valon Berisha beson se kombëtarja e Kosovës ka mundësi të fitoj kundër Maqedonisë së Veriut.
Përkundër se kombëtarja maqedonase e ka eksperiencën, Berisha thotë se futbollistët e kombëtares janë gjithmonë gati për fitore, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Mendoj se kemi mundësi të fitojmë. Ata kanë më shumë eksperiencë, por ne jemi gati gjithmonë për fitore. Do të jetë një ndeshje e fortë normalisht, por ne jemi gati gjithmonë për Kosovën’, tha Berisha në ‘Supersport’.
Tutje, Berisha ka folur për gjendjen aktuale në Gjermani dhe se si po i bëjnë stërvitjet në këto momente të vështira.
‘Ka qenë një muaj i vështirë, por tani kemi disa ditë që kemi nisur stërvitjen në grupe të ndara. Nga e hëna thonë që mund të stërvitemi në grup, por në fillim do të bëjmë testet, pasi duhet miratimi i qeverisë. Kam ardhur këtu për të marrë formën time dhe me trajnerin kam një raport të mirë, pasi njihemi shumë vite më parë. Nuk kam qenë në formë të mirë fizike te Lacio dhe ishte një vit i vështirë. Tani ka kaluar dhe jam mirë fizikisht për të luajtur’
‘Ka shumë rregulla që zbatohen, por janë një nga vendet që kanë mjekësinë më të fortë në botë. Na kanë lejuar të stërvitemi dhe jemi afër rifillimit të kampionatit. Më erdhi rasti të luaj në Gjermani dhe të kap formën time më të mirë. Në korrik jam i Lacios dhe kam dëshirë të bëhem një lojtar i rëndësishëm. Mendoj se kampionati gjerman më përshtatet shumë, por edhe në Itali mund të luaj pa problem’, u shprehë Valon Berisha.
Ai foli edhe për periudhën në Lazio dhe pse nuk pati sukses në aventurën në Itali.
‘Lëndimet bënë një pjesë të madhe që mos të luaja shumë te Lacio. Kam pasur disa dëmtime e duhet të kesh edhe pak fat. Kam kontratë me Lazion edhe për 3 sezone dhe të shikoj çfarë do të vendos për të ardhmen’, shtoi futbollisti kosovar.
Në fund ai tregoi se nuk ka qenë e vështirë që ta zgjedhë Kosovën para Norvegjisë për ta përfaqësuar.
‘Çdo vendim është i vështirë. Në Norvegji jam rritur si lojtar, por për mua nuk ka qenë i vështirë për të zgjedhur Kosovën. Norvegjia na donte të dy lojtarët, por morën një vendim të mirë, pasi ata mbajtën vëllain tim, ndërsa unë zgjodha Kosovën. Për mua është më e rëndësishme fitorja se golat’, u shprehë Valon Berisha./Gazeta Sinjali/