image Berisha për ndalimin e veteranit të UÇK-së: Një akt antikombëtar, thikë pas shpine Kosovës

Shqipëri

Berisha për ndalimin e veteranit të UÇK-së: Një akt antikombëtar, thikë pas shpine Kosovës

news image

Pas lajmit për ndalimin e veteranit të UÇK-së nga Policia e Shqipërisë, ka reaguar edhe Sali Berisha.

Në një postim në faqen e tij në Facebok, ai shkruan se “arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK-së, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”.

Reagimi:

Një akt tjetër antikombëtar!

Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. /Gazeta Sinjali