Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha për emërimet në bordet publike nga Qeveria Kurti ka thënë se është i pritshëm një veprim i tillë. Ai është shprehur se kanë bërë gabim që e kanë shkarkuar, pasi sipas tij, nëse Qeveria Kurti do të qëndronte në pushtet edhe dy muaj do të bëhej “përrall”.
“Nuk më befason asgjë në këtë aspekt. Ky pasi ka thanë Serbia nuk kalon e ka kaluar, pasi veriu tani po menaxhohet prej Serbëve, me gjendje të jashtëzakonshme dhe rregulla të Serbisë, këto janë të vogla. Janë kanë të pritshme, gabimi i madh është që ne e kemi shkarkuar këtë qeveri u dashtë me e lan edhe 2 muaj ky ish bë përrallë vetë edhe nuk e kishim pas në skenën politike, apo nuk e kishim pas më problemin e Albin Kurtit në Kosovë”, ka thënë Bekë Berisha për Gazetën Sinjali.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari përmes një statusi në Facebook ku gjatë ditës së djeshme kishte thënë se Mentor Hyseni i cili u emëruar drejtori i Bordit të Ujësjellësit dhe Artan Dërmaku i cili u emërua drejtor i Bordit të Infrakosit janë anëtarësuar së voni në Vetëvendosje, por sipas saj, ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. /Gazeta Sinjali/