image Berisha e fajëson Ramën për rrugën që u copëtua nga vërshimet në Malishevë

Shqipëri

Berisha e fajëson Ramën për rrugën që u copëtua nga vërshimet në Malishevë

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë vazhdon të mbetet aktiv për të komentuar ngjarjen në Shqipëri dhe për të akuzuar kryeministrin aktual, Edi Ramën, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në akuzën e fundit drejtuar Ramës, duket se Berisha ka bërë një huqje.

Ai e akuzon Ramën se mediat austriake publikuan një fotografi të rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e fundit.

Por, në fakt, fotografia në fjalë është e një rruge në Kosovë, saktësisht në Malishevë.

“Mediat austriake publikojnë foto dhe tallen me rrugët e Edvin Hajdutit! Ato asfaltohen jashtë çdo standardi duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nën asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetarë! Kjo është një foto e publikuar në mediat austriake”, ka shkruar Berisha në Facebook./Gazeta Sinjali/