Opinionistja e njohur Kimete Berisha ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Insajderi.
Berisha tha se është shumë e zhgënjyer nga Kurti edhe pse vet e ka votuar që të vijë në pushtet
“E kam votu, i kam ndihmu shumë, kam besu që është ndryshe. E ky ish pispillan. Me xhipa, me hellanke, fytyra vizllimë, mendjen hu… Prej lezetit djali i mban sytë palutë, si nuse. Sapo e mori pushtetin, i dha vetes liri ta shpreh budallallëkun. Pra, lëre që nuk e urrej, por nuk e shoh. Përkundrazi, më vjen shumë keq që ka dështuar, sepse nëse do të ishte i suksesshëm neve do t’na binte mirë, do t’ia shihnim hairin”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ajo tha se Kurti ka mentalitet dhe mendësi të varfanjakut dhe se po gënjen të gjithë popullin me ministrat e tij.
“Kryeministri ka mendësi të varfanjakut. Ka mentalitet të varfanjakut. Një njeri që e gënjen komplet popullin edhe na i prezanton dudukat si ministra fenomenal…Artanen që ua bën serbëve jetën parajsë, e për shqiptarët është antishqiptare; Gërvallen – që largon shqiptarë nga puna si masë e dhunshme (veç pse s’kanë ditur sa kocka i ka sheshi i Londrës). Gënjen Kryeministri, sepse ju merr për të pa ‘ditur dhe të pa lexuar.”, çfare edhe jeni”, shkroi Berisha.
Berisha shtoi se kryeministri Kurti e ka shkatërruar dhe e ka izoluar Kosovën për një vit.
‘Për 1 vit në pushtet Albin Kurti e ka shkatërruar Kosovën sa 20 vite ata të tjerët’ (popullore). E ka sëmur Kosovën me dëshpërim. E ka lodhur fizikisht. E ka varfëruar. E ka izoluar”, tha ajo.