image Bëri vozitje të rrezikshme, pamje nga arrestimi i qytetarit në Pejë (VIDEO)

Siguri

Bëri vozitje të rrezikshme, pamje nga arrestimi i qytetarit në Pejë (VIDEO)

news image

Sonte rreth orës 20:10, në lagjen “Kristal 2” në Pejë, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) e Policisë së Kosovës ka arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali e ka dërguar videon ku shihen pjesëtarët e NJRSh-së derisa ia vendosin prangat qytetarit, të cilin e kanë shtrirë përtokë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën Sinjali se ai është arrestuar për shkak se dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturë në atë pjesë.

“Është arrestuar një person në lagjen ‘Kristal 2’ te ish-fabrika e Bukës, për shkak se ka bërë vozitje të rrezikshme. Është arrestuar nga ana e NJRSH-së. Patrulla e stacionit është duke u marrë me rastin”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/