image Berat Buzhala: Sot kam nejtë me Dardan Molliqajn në një kafe me 200-300 veta, na ka pa edhe Policia

Kosovë

Berat Buzhala: Sot kam nejtë me Dardan Molliqajn në një kafe me 200-300 veta, na ka pa edhe Policia

news image

Gazetari Berat Buzhala sonte ka deklaruar se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur nga Policia e Kosovës.

Buzhala tha se sot gjatë ditës ka kaluar kohë me Molliqajn në një nga kafenetë më të populluara në Prishtinë.

Ai tha se kur kanë dalë nga aty i kanë parë disa policë, madje edhe i kanë përshëndetur.

“Sot nejta me të, në kafe më të populluar në Prishtinë, ku kanë qenë 200-300 persona. Kur kemi dalë jashtë ka pasur policë gjithandej, na kanë pa, na kanë përshëndet. Dardan Molliqaj në asnjë moment nuk ka qenë duke u fshehur nga Policia”, ka thënë Buzhala për T7.

/GazetaSinjali/