Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar me tubimet që dikur mbante ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Ndonëse nuk ka përmendur emra, Buzhala ka shkruar se “rreshti e parë i kanë çu me zor në tubim”, duke aluduar në Tomë Gashin, përkrahësin e Vetëvendosjes.
Kujtojmë se Gashi dikur e këshillonte Thaçin, por që disa vite ka kaluar kah kampi tjetër i politikës.