image Benzema zgjidhet lojtari më i mirë francez i vitit 2022

Futboll

Benzema zgjidhet lojtari më i mirë francez i vitit 2022

news image

Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë francez i vitit.

Francezi ka shkruajtur në Twitter ku ka falenderuar ata që e kanë votuar.

“Shumë i lumtur dhe i nderuar që fitova edhe një herë trofeun e UNFP-së për lojtarin më të mirë francez jashtë vendit. Faleminderit të gjithëve për votat tuaja”, ka shkruajtur Benzema.

Kjo është hera e tretë për Benzeman që fiton këtë çmim, pasi paraprakisht e kishte fituar edhe në 2019 dhe 2021.

34-vjeçari ka realizuar 44 gola për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar sezonin më të mirë të tij me fanellën madrilene që kur u transferua më 2009.

/GazetaSinjaliSport/