Karim Benzema ka zbuluar se ai studioi Cristiano Ronaldon intensivisht teksa kërkonte të mësonte nga ylli portugez te Real Madridi kur ata ishin bashkëlojtarë.
Benzema dhe Ronaldo iu bashkuan skuadrës spanjolle në të njëjtën verë, përkatësisht nga Lyon dhe Manchester United.
Ronaldo ndezi turbinat herët në Santiago Bernabeu dhe u bë një yll i menjëhershëm në kryeqytet, ndërsa Benzemas iu desh pak më shumë kohë të arrinte formën e tij të lartë.
Sulmuesi francez pati një fillim të ngadaltë të jetës në Madrid dhe u përpoq të mësonte nga shoku i tij i skuadrës për të ndihmuar në përmirësimin e lojës së tij.
“Kur shikoja se çfarë bënte, u përpoqa të përqendrohesha në lëvizjet e tij: driblimin, përfundimin, pasimin, trajtimin e topit të tij, ndava gjithçka rreth tij”, tha Benzema për Onze Mondial.
“Por, atëherë është e pamundur të arrihet e njëjta gjë.
Kam ende shumë gjëra në kokën time. Dua të fitoj më shumë tituj, më shumë Liga të Kampionëve. Dhe me kombëtaren, Kupën e Botës. Kjo është gjithçka që kam si ëndërr.”
Benzema po vjen nga sezoni më i mirë i karrierës së tij, pasi ka shënuar 27 herë në La Liga në sezonin 2021-22 dhe 15 herë në Ligën e Kampionëve, pasi Madridi fitoi të dyja kompeticionet.
Ai kishte startuar vetëm 13 nga 27 ndeshjet e La Liga-s në të cilat ai u shfaq në sezonin e tij të parë që kur u largua nga Franca dhe luftoi për të ruajtur vendin e tij në 11-shen fillestare.
“Sezoni im i parë, gjashtë muajt e parë, ishin shumë të vështira, pasi isha vetëm dhe nuk flisja gjuhën, kështu që gjithçka ishte e ndërlikuar”, ka theksuar ai.
“Kisha ardhur në një botë të re, me një ekip të ri, një lloj tjetër futbolli. Fatmirësisht nuk u dorëzova”, ka përfunduar Benzema.