image Benzema paralajmëron Cityn në Bernabeu: Loja sapo ka filluar

Futboll

Benzema paralajmëron Cityn në Bernabeu: Loja sapo ka filluar

news image

Manchester City dhe Real Madridi prodhuan një natë të jashtëzakonshme të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Anglezët triumfuan me rezultat 4-3 ndaj spanjollëve, në një festival golash në Etihad Stadium.

Karim Benzema realizoi dy gola, një prej të cilave ishte një “panenka” nga pika e bardhë.

Francezi realizoi golat e 40-të dhe 41-të për Real Madridin këtë sezon – hera e parë që arrin këtë shifër në karrierën e tij me klubin spanjoll.

Pas ndeshjes, 34-vjeçari ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Francezi ka shkruar: “Ndeshja sapo ka filluar”.

/GazetaSinjaliSport/