image Benzema: Me Mbappen do të shënonim trefish gola më shumë në Real Madrid

Futboll

Benzema: Me Mbappen do të shënonim trefish gola më shumë në Real Madrid

news image

Karim Benzema beson se telepatia e tij në fushë me Kylian Mbappe do ta bënte francezin një yll të tretë ‘perfekt’ te Real Madrid, transmeton Sinjali Sport.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germain skadon këtë verë dhe ai pritet të bëjë një transferim në kryeqytetin spanjoll i ndjekur prej vitesh nga Real Madrid.

Benzema, i cili luan së bashku me Mbappe në ekipin kombëtar, është i bindur se ai do të ishte një fitues i përsosur që mund të zhbllokonte sulmin e Real Madridit për të shënuar dyfish, apo edhe trefishuar numrin e golave.

“Me Mbappé, ne shkojmë mirë sepse e dimë se çfarë do të bëjë tjetri”, tha Benzema për L’Equipe. Për shembull, ne të dyve na pëlqen të shkojmë majtas, por nuk do të jemi kurrë të dy aty në të njëjtën kohë: tjetri do të hyjë brenda ose do të bjerë më thellë. Më pëlqen të luaj me të në kombëtare dhe do të doja të luaja me të në klub. Mendoj se do të shënonim dyfishin e golave. Ose ndoshta edhe trefish!“, u shpreh francezi.

Mbappe theksoi edhe një herë aftësitë e tij të klasit botëror në ‘Parc des Princes’ këtë fundjavë, duke shënuar dy herë dhe duke regjistruar tre asistime teksa skuadra e Mauricio Pochettino shkoi një hap më afër titullit të Ligue 1 pasi mposhtën Lorient 5-1.

/GazetaSinjaliSport/