image “Benzema e meriton Topin e Artë”

Futboll

“Benzema e meriton Topin e Artë”

news image

Fernando Morientes është një nga ata lojtarë që i ka përjetuar nga afër emocionet dhe magjinë e El Clasicos. Tashmë në rolin e opinionistit ish-sulmuesi i Realit në vitet 2000 ka folur për duelin e kësaj të diele, duke analizuar dy futbollistë të repartit të avancuar të Los Blancos, Karim Benzema dhe Eden Hazard.

Ai që po udhëheq skuadrën e Ancelottit në këtë sezon është Karim Benzema me 11 gola në 11 ndeshje, cili është mendimi juaj për francezin?

“Benzema është një futbollist që bën diferencën, për mua meriton Topin e Artë. Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Karim ka treguar se është një golashënues i lindur dhe njeriu për të cilin kishte nevojë Reali për të udhëhequr skuadrën. Benzema sot nuk është vetëm një golashënues apo një lojtar që merr ekipin për dore, por një futbollist i kompletuar që nuk ka limite.”

Po zhgënjen ndërkohë Eden Hazard, çfarë mendoni?

“Në këto dy sezone te Reali i Madridit nuk është parë vlera e tij. Ka pasur shumë dëmtime, por në një klub si Reali i Madridit duan menjëherë rezultate edhe për faktin se Eden ka kushtuar shumë. Ky sezon do të jetik për të për të treguar vlerat, ose do të shfaqet në fushë i njëjti Hazard si te Chelsea, ose do të largohet në fund të sezonit.”/Gazeta Sinjali Sporti/