image Benzema e injoron keq Mbappen kur pyetet për francezin: E kemi një finale, nuk është koha të flasim për gjëra të vogla - Sinjali

Benzema e injoron keq Mbappen kur pyetet për francezin: E kemi një finale, nuk është koha të flasim për gjëra të vogla

news image

Karim Benzema e ka ‘thumbuar’ Kylian Mbappen pasi ky i fundit refuzoi Real Madridin për të vazhduar me PSG-në.

Pavarësisht se 23-vjeçari kishte një marrëveshje verbale me Real Madridin, ai vendosi që ta refuzojë klubin madrilen dhe të rinovojë me klubin parisien edhe për tre vite të tjera.

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema e ka quajtur një “gjë të vogël” kur është pyetur për Mbappen, duke theksuar se fokusi i tyre është finalja e Ligës së Kampionëve.

“Mbappé? Ne do të luajmë një finale të Champions League të shtunën. Nuk është koha të flasim për këtë gjë të vogël. Jam i fokusuar në finale“, ka deklaruar francezi.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: