image Benzema deklarohet para duelit ndaj PSG-së, flet për favoritin dhe yjet: Mbappe, Neymar e Messi

Futboll

Benzema deklarohet para duelit ndaj PSG-së, flet për favoritin dhe yjet: Mbappe, Neymar e Messi

news image

Qendërsulmuesi i Real Madridit, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së rëndësishme ndaj PSG-së.

Karim Benzema ka munguar në javët e fundit shkaku i lëndimit, derisa mbetet në dyshime nëse do jetë titullar ndaj gjigantit francez.

Në konferencë për shtyp, francezi ka bërë të qartë se nëse i jepet mundësia do jap më të mirën, derisa ka lavdëruar lartë treshen kundërshtare, si Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.

“Ndihem shumë më mirë dhe tani kemi edhe një stërvitje, pastaj do vendoset nëse do luajë nesër”.

Përballja ndaj Mbappe? Të luajë kundër tij do jetë emocionuese. Është gjithmonë vështirë kur nuk je në fushë, në kokën time jam gati për ndeshjen. Nëse luaj, do jap 100 për qind”.

Ekipi varet nga ti? Skuadra di të fitojë edhe pa mua. Gjëja më e rëndësishme është që të kontribuoj, të shohim se si do ndihem pas stërvitjes së sotme”.

Neymar? Është top lojtar. Nuk e di nëse do jetë plotësisht gati, por është mirë për ta që është rikthyer. Por, nuk është vetëm për një lojtar, ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj”.

Përballja ndaj Messit? Është lojtar i pabesueshëm, njerëzit presin shumë gola nga ai, por unë e di çfarë është në gjendje të bëjë. Kam luajtur shumë herë kundër tij dhe nesër do jetë një histori tjetër”.

Favorit? Nuk ka favorit në një ndeshje futbolli, çdo skuadër mund të të mposht. Çdo skuadër mund të fitojë. Ka lojtarë të mirë në dy skuadrat, por nuk ka favorit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes PSG-së dhe Real Madridit zhvillohet në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/