image Bën për spital të dashurën, arrestohet një person në Mitrovicë

Siguri

Bën për spital të dashurën, arrestohet një person në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte sulmuar të dashurën me të cilën bashkëjetonte, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës rreth orës 19:50, në Mitrovicë./GazetaSinjali/