image Bella Hadid rikthehet në rrjetet sociale dhe ka një mesazh për ndjekësit e saj

Bota e Yjeve

Bella Hadid rikthehet në rrjetet sociale dhe ka një mesazh për ndjekësit e saj

news image

Modelja e njohur, Bella Hadid, ka kohë që nuk ka qenë aktive në rrjete sociale, por përmes një postimi të fundit, ajo ka dhënë arsyen e kësaj mungese, shkruan Gazeta Sinjali.

Bella është shprehur se ka qëndruar larg për disa kohë sepse ka dashur të reflektojë, por që kjo kohë e ka ndihmuar atë ta gjejë forcën për të vazhduar tutje.

Në fund, Hadid ka dhënë edhe një mesazh se duhet t’i kushtojmë më shumë kohë shëndetit mendor.

Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën do ta shpreh. Gjeta përsëri veten, forcën dhe dritën time. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë. Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më duan. Ju më shpëtuat. Gjeni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ia vlen që të arrini potencialin tuaj të plotë”, është shprehur ajo.

/Gazeta Sinjali/