image Bella Hadid flet për simptomat e sëmundjes që i përjeton - Sinjali

Bella Hadid flet për simptomat e sëmundjes që i përjeton

news image

Modelja e njohur, Bella Hadid ka folur për herë të parë për sëmundjen e saj.

Hadid tregoi për simptomat e sëmundjes dhe ato me të cilat përballet, duke theksuar një rrahje të parregullt të zemrës, dhimbje në nyje, djersitje, vjellje, vështirësi në frymëmarrje.

 “Unë isha thjesht shumë e sëmurë duhej ta shisja kalin tim sepse nuk mund të kujdesesha për të”, shtoi Hadid.

Ajo u diagnostifikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2012, sëmundje kjo që përhapet tek njerëzit nga rriqrat e infektuar që kafshojnë lëkurën.

Simptomat e hershme, përfshijnë skuqje rrethore të kuqe rreth zonës së infektuar, megjithatë mund të zgjasë deri në tre muaj që skuqja të shfaqet pas infeksionit fillestar. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: