image Bekim Jashari publikon përgjimin, ku dëgjohet Sami Lushtaku duke ofenduar familjen Jashari

Politikë

Bekim Jashari publikon përgjimin, ku dëgjohet Sami Lushtaku duke ofenduar familjen Jashari

news image

Polemikat mes kryetarit aktual të Skënderajt dhe ish-kryetarit i cili po pretendon të marrë sërish këtë post, Sami Lushtakut, janë duke vazhduar ende, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas deklaratave dhe akuzave për njëri-tjetrin në debate të studiove televizive, Jashari sonte ka publikuar një video-përgjim, në të cilën dëgjohet Lushtaku teksa ofendon familjen Jashari.

Në këtë përgjim, dëgjohet biseda e Lushtakut dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit.

Lushtaku dëgjohet duke e pyetur Grabovcin se pse nuk po e shkarkon Jakup Krasniqin ( i cili në atë kohë ishte pjesë e PDK-së), pastaj shan, duke shtuar se do t’ia kishte … nënën edhe sikur të ishte djali i kompandantit Adem Jashari./Gazeta Sinjali/

Paska vazhduar me shpifje e ofendime ndaj meje njeriu që njihet si shembull për veprime të tilla, në fakt këto i dinë më…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Sunday, December 20, 2020