image Bekim Jashari me akuza të rënda për Sami Lushtakun: Bleu tokë gjatë luftës, nuk qëndroi në vijat e frontit

Kosovë

Bekim Jashari me akuza të rënda për Sami Lushtakun: Bleu tokë gjatë luftës, nuk qëndroi në vijat e frontit

news image

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtakun, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharajve ai është bërë komandant i UÇK-së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.

“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

Jashari tutje ka thënë se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.

Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë villë, saktësisht në vitin 1998.

“Samia ka blerë tokë në lagjen 3. Villën që e qet kanihere”, ka thënë Jashari.

Kreu i Komunës së Skenderajt ka thënë se s’ka asgjë personale me Sami Lushtakun, por thotë se ky i fundit në vazhdimësi bën fushatë kundër.

 “Ai u prish me mu. Veç nëse iu ka nalë uji dikun. Unë s’kam asgjë personale me Samiun. Ai para gjashtë muajve e ka nisë fushatën, e po iu thotë njerëzve që Bekimi s’ka me kandidu mo. Lloj lloj fjalë të ndryshme dëgjoj që Samiu i thotë nëpër oda në Drenicë”, ka thënë Jashari.

/GazetaSinjali/