image Bekim Jashari: Ende nuk ka ardhur dita për të cilën kanë rënë dëshmorët

Kosovë

Bekim Jashari: Ende nuk ka ardhur dita për të cilën kanë rënë dëshmorët

news image

Për nder të 21-vjetori të çlirimit të Skenderajt, sot janë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në këto homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se kjo është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, por sipas tij, kjo nuk është dita për të cilën ata kanë rënë dëshmorë.

Sipas Jasharit, dëshmorët nuk kanë rënë që Kosova të jetë e lirë, por edhe që qytetarët e këtij vendi të kenë mirëqenie.

“Ne sapo bëmë homazhe pranë dëshmorëve këtu në Prekaz. Filluam në shesh para shtatores së Komandantit Adem Jashari pastaj do të vazhdojmë në Marinë. Është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, 21 vjet të çlirimit tonë, të popullit tonë të shumë vuajtur. Breza të tërë kanë rënë që ne ta gëzojmë këtë ditë. Për fat të keq ende nuk është dita për atë që kanë rënë këta dëshmorë sepse ata nuk kanë rëndë që ky vend të jetë i lirë, por edhe të ketë mirëqenie”, ka thënë ai.

I pari i Skenderajt ka uruar që vitet e tjera “t’i presim më mirë, ta duam njëri-tjetrin dhe të kemi unitet ndaj njëri-tjetrit”./Gazeta Sinjali/