image Bekim Haxhiu: Disa prej vaksinave të dhuruara nga Norvegjia janë me afat të skaduar

Politikë

Bekim Haxhiu: Disa prej vaksinave të dhuruara nga Norvegjia janë me afat të skaduar

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shkruar se disa prej 183 mijë vaksinat të dhuruara nga Norvegjia si donacion për Kosovën ju ka skaduar afati më 30 qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka kërkuar llogari nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, duke shtuar se rreth 53 mijë vaksina për imunizimin e koronavirusit afatin e skadimit e kishin më 30 qershor.

Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 Qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, teksa ka kërkuar nga qytetarët të kujdesen për vetën.

Pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar donacionin e vaksinave AstraZeneca që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi për qytetarët e saj, i ftoj qytetarët e Kosovës që para se të marrin vaksinat të shikojnë datën e prodhimit të vaksinave duke llogaritur se afati i përdorimit për vaksinat anti-COVID-19 është 6 muaj.Qytetarët duhet vet të kujdesen për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së tyre nga COVID-19, pasi MSH ka dështuar“, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/